Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend. Siç njofton kumtesa, në këtë takim, të zhvilluar pasditen e djeshme, ministrja Haradinaj-Stublla shprehu përkushtimin e Kosovës për avancimin e agjendës evropiane, duke e vlerësuar si shumë të nevojshme përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë. Shefja e diplomacisë kosovare shprehu përkushtimin e saj për të përmbushur sa më shpejtë çështjet për të cilat kanë rënë dakord me homologun e saj gjerman, Heiko Maas, gjatë vizitës në Berlin muajin e kaluar, ndër të cilat është edhe përshpejtimi i procedurës së njohjes së patent-shoferëve në mes Gjermanisë dhe Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …