Ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu planifikon që të vizitojë veriun e Kosovës për të parë nga afër punë e institucioneve në atë pjesë të vendit. Haxhiu tha se shqetësim mbetet ndikimi i Beogradit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ajo më tej thotë se nëse vazhdon që taksa ndaj produkteve që vijnë nga Serbia të mbetet në fuqi, institucionet e drejtësisë në atë pjesë kanë paralajmëruar bojkotimin e punës dhe greva. Duke folur për marrëveshjen për drejtësi Kosovë-Serbi, Haxhiu thotë se për këtë çështje nuk është dashur që të diskutohet në Bruksel, por që të dakordoheshin institucionet vendëse. E pyetur se a ka të dhëna se sa po luftohet krimi e kontrabanda në këtë pjesë, Haxhiu tha se nuk ka informacione./EO/