Ministrja Haxhiu: Prioritet i qeverisë së re të vendit do të jetë fuqizimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ministrja Haxhiu: Prioritet i qeverisë së re të vendit do të jetë fuqizimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pasur deri më tani mbështetje nga niveli politik. Për këtë po premtohet se do të ketë fuqizim dhe mbështetje nga qeveria e re. Edhe pas heqjes së pakove ushqimore që vinin nga familjarët për të burgosurit në Qendrat Korrektuese në Kosovë, në këto të fundit ka pasur kontrabandë. Kështu u tha sot në pjesën përmbyllëse të projektit për “Fuqizimin e Mëtutjeshëm të Shërbimit Korrektues dhe Shërbimit Sprovues në Kosovë”. Ky projekt me vlerë dy milionë euro është financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe është zbatuar nga Agjencia e Sanksioneve Penale të Finlandës nga shtatori 2017. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se prioritet i qeverisë së re do të jetë fuqizimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, e cila njëherësh sipas saj do të jetë edhe sfida më e madhe për sektorin e drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Pas katër përpjekjeve të dështuara, edhe sot Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota

Në seancën e sotme, si dhe në ato të mëparshme, Albulena Haxhiu mori mbështetje vetëm …