Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë të mërkures ka pritur në takim dekanët e Universitetit të Iowa-s, ekspertë të së Drejtës dhe të drejtave të njeriut, Adrien Katherine Wing dhe Christopher Rossi, ku është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit e partneritetit ndërmjet dyja shteteve edhe në fushën e drejtësisë. Hoxha me këtë rast theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowa-s, duke përmendur takimet e deritashme të ndërsjella, me vështrim të veçantë në lëmin e drejtësisë. Ajo theksoi nevojën për reforma në fakultetet juridike dhe nevojën për mbështetje nga universitete të njohura siç është ai i Iowas, në mënyrë që të dalin juristë sa më të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës. Hoxha falënderoi dekanët e pranishëm për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë drejtim. Ndërsa, Wing dhe Rossi theksuan se do të ofrojnë përkrahjen e tyre në sjelljen e përvojave më të mira në Kosovë, duke avancuar bashkëpunimin në drejtim të edukimit të gjeneratave të reja në fushën e drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …