Ministrja Hoxha dhe shefja e UNDP-së nënshkruajnë memorandum për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm

Ministrja Hoxha dhe shefja e UNDP-së nënshkruajnë memorandum për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe shefja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, kanë nënshkruar të hënën një memorandum mirëkuptimi. Nënshkrimi i këtij memorandumi ka për qëllim promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm përmes çrrënjosjes së varfërisë, avancimit të gruas, qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit si dhe më shumë bashkëpunim efektiv për zhvillim. Me këtë rast ministrja Hoxha, e ka vlerësuar memorandumin si shumë të rëndësishëm, duke pasur përparim në shumë sfera të agjendës sociale të BE-së dhe reformat shtetërore në fushat ekonomike, politike dhe zhvillimore të cilat e drejtojnë Kosovën më afër familjes evropiane. Për të arritur këtë, Hoxha ka thënë se e kanë parë të nevojshme të prioritizojnë këtë vit edhe mbledhjen dhe dorëzimin e të dhënave për Monitorimin e  Partneritetit global për Kosovën. Këto të dhëna janë në linjë me integrimin evropian dhe Agjendën 2030 për zhvillim të qëndrueshëm. Ndërsa shefja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Ulrika Richardson ka theksuar se nëpërmjet këtij memorandumi mbështet Ministrinë e Integrimit Evropian në procesin integrues, duke u fokusuar në fusha me interes të përbashkët si zbatimi i MSA-së, Agjendën Evropiane të Reformave dhe reformat tjera të procesit integrues për një zhvillim të qëndrueshëm. Hoxha dhe Richardsoni kanë vlerësuar lartë këtë memorandum i cili fuqizon angazhimin e gjithanshëm të Kosovës për tejkalimin e sfidave në proceset integruese.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …