Ministrja Hoxha e ka pritur sot në takim lamtumirës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

Ministrja Hoxha e ka pritur sot në takim lamtumirës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim lamtumirës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, të cilin e falënderoi për bashkëpunim dhe përkrahje të fuqishme të procesit integrues. Ajo, vuri në dukje se miku ynë, Ambasadori Chabert por edhe diplomacia franceze, ka dëshmuar përkrahjen e proceseve të cilat po i kalon Kosova, në veçanti reformat nga Agjenda Evropiane, zbatimi i MSA-së si dhe përkrahja për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ambasadori Chabert, vlerësoi bashkëpunimin dhe institucionet e Kosovës, në veçanti me Ministrinë e Integrimit, duke ditur dhe njohur prioritetet e Kosovës për integrimin brenda vlerave evropiane. Po ashtu, Ambasadori Chabert e falënderoi Ministren Hoxha duke rikonfirmuar përkrahjen e tij, si një mik i dëshmuar i Kosovës, përkrahës i fuqishëm për integrimin sa më të shpejt të Kosovës me vlerat integruese euro-atlantike. Ministrja potencoi se ambasadori Chabert ka ndërtuar një miqësi dhe besim në mes të dyja vendeve, duke e quajtur këtë miqësi si vlerë për vendin tonë, miqësi e cila do të bëhet edhe më e madhe në të ardhmen, duke qenë rrugë dhe synim i përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …