Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot mori pjesë në mbledhjen e Komitetit punues për Integrim Evropian, që përfaqësojnë institucionet për procesin integrues, ku u vunë në pah të arriturat dhe sfidat e procesit. Pas takimit, ministrja Hoxha, ka shkruar se “jemi duke e dinamizuar vazhdimisht procesin. Detyrat e secilit anëtar të komitetit janë të lidhura ngushtë me zbatimin e rekomandimeve dhe legjislacionit, me afate”.
“Sot, mbajtja takimin e rregullt të Komitetit punues për Integrim Evropian, ku u vunë në pah të arriturat dhe sfidat e procesit. Kam kërkuar impenjim e tyre të fuqishëm në kuadër të përgjegjësive të secilit dikaster, të maksimalizojnë arritjet për zbatimin e rekomandimeve dhe reformave. Jemi duke e dinamizuar vazhdimisht procesin. Detyrat e secilit anëtar të komitetit janë të lidhura ngushtë me zbatimin e rekomandimeve dhe legjislacionit, me afate. Kërkova dhe mbes pranë kërkesës time se mund të bëjmë më shumë, në të gjitha nivelet. Falënderim të veçantë ju shpreh ekspertëve tanë dhe ndërkombëtarë që me përkushtim po përballen me sfidat e këtij procesi të vazhdueshëm, duke e pasuruar me praktikat më të mira”, ka shkruar ajo.