Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, përmes një kërkese drejtuar kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar informacione për të gjithë zyrtarët e kësaj ministrie, nëse ndaj tyre rëndojnë akuza për vepra penale apo janë nën hetime. Në kërkesë shkruan se “varësisht nga të dhënat e Prokurorisë, Ministria e Drejtësisë do të veprojë në pajtim me përgjegjësit e përcaktuara me legjislacionin përkatës në fuqi”. Ajo çfarë mund t’i presë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të cilët janë nën hetime apo kanë të ngritur aktakuzë për vepra penale, është suspendimi nga puna deri në largim, e cila rregullohet edhe me Ligjin për Shërbyesit Civilë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …