Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për ta sqaruar opinionin publik dhe verifikuar pretendimet e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që të hetohen deklaratat e avokatit Tomë Gashi, si dhe të dy mjekoligjorëve nga Shqipëria. Në letrën që i është dërguar kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi nga ministrja Dhurata Hoxha, e cila sipas disa medieve, mban datën e sotme, thuhet se duhet të hetohen raportet e personave jokompetentë, që dalin përtej autorizimeve ligjore dhe që janë në kundërshtim edhe me kodin penal. Në këtë shkresë kërkohen hetime për deklaratat e avokatit Tomë Gashi dhe raportin personal të mjekoligjorit nga Shqipëria, Besim Ymaj dhe pedologut Besim Latifaj.
