Ministrja Hoxha: Kosova është e interesuar për ngritjen e kapaciteteve bashkarisht më Bashkimin Evropian

Ministrja Hoxha: Kosova është e interesuar për ngritjen e kapaciteteve bashkarisht më Bashkimin Evropian

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, ka thotë se Kosova është e interesuar për ngritjen e kapaciteteve dhe se ky është prioritet i përbashkët me BE-në. Në takimin e organizuar për bursistët përfitues të “Young Cell Scheme” për këtë vit, ku mori pjesë ambasadori britanes, O’Connell, rektori i UP-së Marjan Demaj, përfaqësues të institucioneve dhe bursistë të projektit, të cilin Hoxha, e vlerësoi lartë. Ajo tha se aktualisht, kemi 50 studentë të cilët janë dërguar për studime dhe të cilët priten të kthehen brenda vitit. Ndërsa, nga rundi i fundit, në këtë vit do të dërgohen 40 studentë, të cilët do të kthehen prej studimeve dhe do të punësohen në vitin e ardhshëm. Ky projekt është unik, sepse arrin edukimin e të rinjve në fusha të specializuara në disa prej universiteteve më të mira të vendeve të BE-së, ofrimin e punës pas kthimit nga studimet dhe përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve përmes përfshirjes së të rinjve të specializuar në kuadër të administratës publike”, theksoi ministrja.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …