Liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të ndodhë deri në fund të vitit, tha ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha. Ajo ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presin që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e Këshillit të ministrave të shteteve anëtarë të BE-së. Si dihet Parlamenti Evropian votoi, para disa ditësh, me shumicë për liberalizimin e vizave për Kosovën, por disa euro-parlamentarë nga Franca e Holanda ishin kundër, por Hoxha tha se votimi në parlament nuk është sipas shtetit prej nga vjen parlamentari por nga partia e cila vjen ai. Ajo ka thënë se vërehet që deputetët e partive të djathta konservatore kanë pasur tendenca të votojnë kundër. Franca dhe Holanda kanë hezitimet jo për shkak të Kosovës, por për shkak të migracionit në përgjithësi. Ata, sipas saj, kanë edhe brengat e tyre për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm. Presim që Këshilli i Ministrave të shumicës së shteteve të BE-së, 65 për qind, të atyre që kanë shumicën e popullsisë të jenë pro. Hoxha thotë se nuk pret që pesë shtetet që nuk e kanë njohur të votojnë kundër. Sfidë, sipas saj, është t’i bindin konservatorët të votojnë këtë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …