Ministrja Dhurata Hoxha beson se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do t’mund të shkojnë në BE pa viza

Ministrja Hoxha për Tiroler Tageszeitung: Serbia tani duhet ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në një intervistë për të përditshmen austriake Tiroler Tageszeitung, pas provokimeve të fundit, i ka cilësuar si të tensionuara marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë​. Ajo  ka thënë se treni serb, i mbuluar me mbishkrime nacionaliste, i cili kishte për synim hyrjen në Veri të Mitrovicës është ndalur, ndërsa ka pohuar se një veprim i tillë nga Serbia nuk çon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ministrja Hoxha i ka deklaruar gazetës se duhen vendosur marrëdhëniet ndër-fqinjësore dhe dialogu i Brukselit i ndërmjetësuar nga BE, duhet të vazhdojë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …