Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takimin e Komitetit Punues për Integrime Evropiane, ka kërkuar më shumë angazhim nga të gjitha institucionet për ta përmbyllur me sukses implementimin e prioriteteve të mbetura të Agjendës Evropiane të Reformave si dhe masave të parapara me MSA-në. “Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së është i dobët. Nuk është realizuar. Të gjeturat e raportit janë shqetësuese. Jemi zotuar që këtë vit të arrijmë një nivel zbatimi të programit të MSA-së të paktën 60 për qind”, ka thënë Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …