Qeveria e ratifikon marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programin Evropa për qytetar

Ministrja Hoxha propozon marrëveshje me Shqipërinë dhe Malin e Zi në fushën e integrimit evropian

Të propozuara nga Ministrja e Integrimit Evropian, në mbledhjen e Qeverisë, sot janë miratuar dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi. Si të tilla marrëveshjet bazohen në aspiratat  dhe zotimet  e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet Evropian që do kontribuojë në integrimin e Republikës së Kosovës dhe do të afirmojë vlerat evropiane në bashkëpunim bilateral dhe rajonal, duke stabilizuar edhe më tej zonën e Evropës Juglindore. Gjithashtu, theksoi Ministrja Hoxha, përmes këtyre  Marrëveshjeve, Kosova e përmbush edhe një obligim që derivon nga MSA-ja, sa i përket çështjes së bashkëpunimit me vendet tjera që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, respektivisht neni 17 i MSA-së, Kosovë–BE. Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, do të vazhdojë negocimet me shtetet respektive me qëllim që të arrihet harmonizim i obligimeve të ndërsjella që do parashihen në Marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …