Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar Ditën e Mësuesit, 7 Marsin për të gjithë mësuesit

Hoxha: Rruga drejt liberalizimit të vizave është vështirësuar shkaku i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka konfirmuar për se rruga drejt liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian është vështirësuar shkaku i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në maj të këtij viti. Ndërsa deputetët e opozitës thonë se heqja e vizave s’do të ndodhë as këtë vit. Bashkimi Evropian po ua shuan shpresat kosovarëve për heqje sa më të shpejtë të vizave, pasi nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka kurrfarë lëvizje pozitive drejt liberalizimit. Madje rruga drejt liberalizimit vetëm sa u vështirësuar në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen në maj të këtij viti. Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pranuar  se rruga e Kosovës drejt liberalizimit është vështirësuar. Sipas saj, heqja e vizave nuk varet nga institucionet e Kosovës, por nga shtetet anëtare të BE-së. “Rruga drejt liberalizimit është vështirësuar, por ne nuk do të ndalemi së lobuari, pavarësisht se në maj do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Tashmë në këta dy-tre muajt është vështirë të jemi prioritet i deputetëve të Parlamentit Evropian, derisa ka filluar angazhimi në tërë BE-në për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, por puna jonë nuk do të ndalet”, ka thënë për “Zërin” ministrja Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …