Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim punë në Uashington me Ryan Tully, drejtor i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Amanda Ahlers, drejtoreshë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së. Gjatë këtij takimi, Haradinaj-Stublla ka thënë se kanë diskutuar mbi përgatitjet e takimit të 2 shtatorit në Uashington DC dhe përgjithësisht mbi dialogun Kosovë-Serbi. “Rikonfirmuam domosdoshmërinë që dialogut tani i duhet lidershipi amerikan që të dinamizojë dhe qartësojë epilogun përfundimtar të arritjes së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë”. Amerika dhe Shtëpia e Bardhë do mbesin përherë adresa jonë e sigurt dhe garanca e qëndrueshmërisë së Kosovës së 17 shkurtit”, ka shkruar ajo.
