Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, përpara se të niset në Uashington për takime me zyrtarë të Shtetit, të martën është takuar në Nju Jork me biznesmenë e përfaqësues të tjerë të shqiptarëve të Amerikës. Ajo u shpreh me këtë rast se ishte nder i veçantë të takojë në Bronx të Nju Jorkut bashkërisht veprimtarët shqiptaro-amerikanë, Hajdar Bajraktari, Lisa Milicaj, Rrustem Gecaj, dhe Man Çelaj. “Ua përcolla të falat e përzemërta nga Kosova, dhe falënderimin e thellë për kontributin e pashembullt dhe të vazhdueshëm të tyre në ruajtjen dhe kultivimin e lidhjeve të forta shqiptaro-amerikane”, ka thënë ministrja, Haradinaj-Stublla, duke kujtuar edhe të kaluarën e tyre jo edhe aq të lehtë për të arritur aty ku janë dhe për t’i ndihmuar kauzës shqiptare. Gjatë këtij takimi, ministrja Haradinaj Stublla takoi edhe anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, me të cilin bashkëbisedoi për zhvillimet historike e aktuale në Ballkan, si dhe për aspiratat politike e strategjike të Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …