Ministrja Nagavci, ka vizituar komunën e Skenderajt

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar komunën e Skenderajt, ku bashkë me drejtorin për Arsim, Kastriot Duraku, kanë vizituar disa shkolla dhe kanë parë nga afër procesin edukativo-arsimor.

Fillimisht është vizituar shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Drenica” në Polac, objekti i të cilës u inaugurua në fillim të këtij viti shkollor dhe është investim nga MASHTI.

Me këtë rast, ministrja e arsimit, Arbëria Nagavci, e falënderoi DKA-në për bashkëpunim të mirëfilltë, ndërsa stafin e shkollës dhe mësimdhënësit për punën dhe angazhimin e tyre në sigurimin dhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie. Njëkohësisht, ajo vizitoi hapësirën shkollore dhe premtoi se gjatë muajit mars 2022, shkolla do të pajiset me inventarë shkollorë dhe pajisje e rekuizita sportive për sallën e sportit. Gjithashtu, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitoi edhe shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz të Epërm, ku u prit nga mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Qëllimi i vizitës së saj në këtë shkollë lidhej edhe me përfundimin e punimeve dhe pajisjen me rekuizita sportive të sallës së sportit, e cila është investim nga MASHTI. Edhe në këtë shkollë, ministrja e arsimit znj. Nagavci, i takoi të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe u shpreh se këto vizita në shkolla i bëri në vigjilje të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (5,6 dhe 7 mars), dhe 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. Drejtoria e Arsimit në Skenderaj, e falënderoi ministren e arsimit, znj. Arbërie Nagavci, për vizitën e saj, bashkëpunimin dhe investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …