Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka prezantuar punën që ka bërë prej marsit kur edhe e mori detyrën e udhëheqjes së këtij digasteri. Ministrja njoftoi se vendimi i parë i saj ishte për mësim plotësues dhe ai për organizim të përshpejtuar për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës. Nagavci ka treguar se viti shkollor do të përfundoj më 2 korrik dhe se testi i maturës do të mbahet me 26 qershor. Ajo mes tjerash tregoi se janë në pritje 239 raporte që kërkojnë shqyrtim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, për çka thekson se janë duke u marrë hapa për Agjencinë e Akreditimit rreth ndarjes së lokacionit. Ndërsa në bashkëpunim me universitetet publike, Nagavci thotë të kenë marrë gjitha masat që kuotat e regjistrimit të studentëve të rinj të jenë në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …