Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka në takimin mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe BE theksoi se është bërë një punë shumë e madhe deri në arritjen e çeljes së negociatave. Në fjalën e saj, ministrja shpreh se anëtarësimi në BE është një nga objektivat strategjikë për të cilin Shqipëria ka punuar shumë ndër vite. E dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues. Ne jemi gati. Vendosmëria jonë është e palëkundur. Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE”, tha ajo. Kryediplomatja Xhaçka theksoi se deri më tani me Komisionin është zhvilluar një proces i gjatë takimesh shpjeguese, deklaroi mes tjerash ministrja Olta Xhaçka.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …