Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është duke zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është takuar me drejtorin e lartë të Bankës Botërore nga i cili ka marr zotime për përkrahjen e Kosovës në realizimin e projekteve mjedisore.
“Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington u prita në takim nga drejtori i lartë i Bankës Botërore, z. Ede Jorge Ijjasz Vasquez. Në këtë takim falënderova bankën botërore për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës, e në veçanti ministrisë që unë udhëheq. Drejtori i lartë i bankës botërore rikonfirmoi përkrahjen për Kosovën për realizimin e projekteve që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe krijimin e një planifikimi të duhur hapësinor”, ka shkruar Reshitaj në një postim të saj.