Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj e ka kujtuar komandant, Sjedi Krasniqin pas ndarjes se tij nga jeta. Ajo për mes një shkrimi ka thënë se komandant Krasniqi vdiq pa e parë shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës por se ideali i tij do të jetësohet. “Sot, Kosova ka humbur njerin ndër eprorët më të shquar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sejdi Krasniqin. Do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e madh që Sejdiu dha në luftën e fundit çlirimtare dhe në FSK. Komandant Krasniqi vdiq pa e parë shndërrimin e FSK-së në ushtri, por ky ideal i juaj dhe i yni do të jetësohet një ditë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, komandant! Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Krasniqi”, ka shkruar Reshitaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama; Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë, pastaj do të shikojmë si do të veprojnë vendet e tjera
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me prindërit dhe mësuesit ka folur për …