leoni

Ministrja Reshitaj zotohet për një mjedis të pastër, menaxhim të mirë të ujit, lumenjve si dhe për shtimin e hapësirave të gjelbra

Ministrja Reshitaj zotohet për një mjedis të pastër, menaxhim të mirë të ujit, lumenjve si dhe për shtimin e hapësirave të gjelbra

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilin bisedoi mbi prioritetet e politikave të mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Pjesë e takimit ishte edhe diskutimi për zgjidhjen e shpronësimit të pronave të banorëve të fshatrave Shipitullë dhe Hades, me ç’rast Haradinaj falënderoi Reshitaj për trajtimin efikas të kërkesave të qytetarëve dhe gjetjen e zgjidhjes konform kornizave ligjore. Ndërsa, ministrja Reshitaj shfaqi bindjen se me zbatimin në afat rekord të vendimeve dhe projekteve konform dispozitave ligjore do të arrijnë që në Kosovë të ketë një mjedis të pastër, menaxhim të mirë të ujit, lumenjve, shtimin e hapësirave të gjelbra, rritjen e cilësisë së ajrit, si dhe një planifikim të duhur hapësinor.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …