Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur në Prokurori për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Ndërkohë bëhet e ditur se ajo dje nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale, por ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, thuhet në komunikatë. Prokuroria Speciale më 18 gusht të vitit 2023, kishte zhvilluar një aksion për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe në pronat e biznesmenit, Ridvan Muharremi. Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë, Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale. Më 31 gusht 2023, Ridvan Muharremi dhe dy të zyrtarët shtetërorë ishin liruar nga paraburgimi. Ai dyshohet se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …