Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajadari ka njoftuar në kuadër të masave të ndërmarra deri tani kundër përhapjes së korona virusit, ministria që ajo drejton nga sot do të ndërmarr edhe disa masa. Ajo ka njoftuar tani janë detyruar që ta ndryshojnë vendimin e datës 17 mars 2020 pasi kanë vërejtur grumbullim të njerëzve te bizneset që shërbenin kafe, edhe pse ishte e lejuar vetëm për ta marrë me vete. Ndryshimi i vendimit ka ardhur për shkak të krijimit të turmave. Kafeteritë, gjellëtoret kanë krijuar turma dhe kjo ka bërë që ne t’i shtojmë masat që veprimtaritë e tilla të mbyllen në tërësi, të mos kemi situata që klientët të hynë dhe të krijojnë turma. Ministrja, Rozeta Hajadari ka shtuar më tutje se Policia e Kosovës është e detyruar që të shtojë prezencën e zyrtarëve policor në të gjitha parqet në Republikën e Kosovës, me qëllim të mbikëqyrjes së ndalimit të frekuentimit të parqeve nga personat si në pikën 1 të këtij vendimi. Gjithashtu detyrohen të gjitha subjektet ekonomike të cilat janë të lejuara të ofrojnë shërbimet e tyre, që të vendosin shenjat përkatëse për mbajtjen e distancës prej një metër për të gjithë personat.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …