Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i është kundërpërgjigjur homologut të saj grek, Panos Kamenos. Ajo i kujton ministrit grek motivin për të cilin është krijuar NATO dhe thekson se me deklaratat e tij Kamenos po përpiqet për të ngritur fantazmat e së kaluarës. “NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve.
Kammenos deklaroi një ditë më parë se, nuk do të pranojë provokime dhe ofendime nga ana e Shqipërisë. Ai ka ritheksuar qëndrimin e Greqisë në lidhje me komunitetin Çam si bashkëpunëtorë të nazistëve. Ministri Grek i Mbrojtjes ka shfrytëzuar vizitën e vet në një repart ushtarak pranë kufirit me Shqipërinë, për t’iu referuar zhvillimeve të fundit në raportet e Athinës me Shqipërinë dhe Turqinë.