Ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, së bashku me zëvendës-ministrin e Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, zhvilluan një takim me Kristian Hellbah, drejtor për Evropë Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Në këtë takim ishte prezent edhe ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets. Në ketë takim, të dy palët vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Ministrja Tahiri falënderoi diplomatin gjerman për mbështetjen e dhënë nga ana e Gjermanisë për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik. Në këtë takim u bisedua edhe për dialogun e Brukselit. Diplomati gjerman me ketë rast tha se Gjermania e mbështet këtë dialog dhe se zbatimi i marrëveshjeve duhet të bëhet pasi që ky dialog ndihmon edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe në të njëjtën kohë ndihmon integrimin e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …