Ministrja Zhiviç vizitoi stafin e Agjencisë Pyjore të Kosovës

Stafin e Agjencisë Pyjore të Kosovës sot e vizitoi Ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zhiviç. Ministrja me stafin e saj u pritën nga Kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu i cili e prezantoi Ministren me stafin e kësaj Agjencie, e cili funksionon në kuadër të MBPZHR-së.

Gjatë kësaj vizite, ministrja është njohur për së afërmi me detyrat dhe punën e Agjencisë, si dhe ka biseduar me stafin e saj, të cilët u shprehën entuziast me vizitën e ministres.

Nga ana e saj, Ministrja Zhiviç ka vlerësuar lartë punën e kësaj Agjencie dhe potencoi se do të japë mbështetjen e saj dhe të stafit të saj për të realizuar qëllimet e tyre, si dhe u premtoi se gjatë mandatit të saj do të ofrojë mbështetjen e saj të pakusht për avancimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni.

Kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu, falënderoi ministren për vizitën dhe përkrahjen. Ai u shpreh i bindur se përmes angazhimit të ministres dhe të bashkëpunëtorëve, do të japin një impuls të ri në zhvillimin e sektorit të pylltarisë, duke ndikuar kështu në arritjen e rezultateve më të mira për këtë sektor, si një nga më të rëndësishmit për zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …