Ministri i Arsimit të Kosovës Arsim Bajrami dhe ai i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, kanë nënshkruar në Manastir, në 107-vjetorin e Kongresit të Alfabetit shqip “Programin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë”. Nënshkrimi i Programit është bërë në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës, e cila është nënshkruar në korrik të këtij viti në Vlorë, mes Kosovës dhe Maqedonisë, me synim përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në këtë fushë. “Programi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2015-2018 që e nënshkruam sot, është një instrument i rëndësishëm për të plotësuar detyrimet tona për realizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në arsim dhe në shkencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, të 2 korrikut 2015”, tha ministri Bajrami. Në ceremoninë e nënshkrimit të Programit, ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila po ashtu nënshkroi të njëjtën marrëveshje me ministrin Ademi.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …