Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se ka marrë vendim për caktimin e çmimit të naftës dhe produkteve të saj. “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore të produkteve të naftës, në krahasim me lëvizjet e çmimeve në tregun botëror. Evidenca në fjalë, sjell një bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse. Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, MINT ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës. Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër” thuhet në vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …