Ministri Vesel Krasniqi ishte në vizitë me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe ekipin nga Agjencia e Metrologjisë për të marrë mostra të derivateve për verifikimin e cilësisë dhe sasisë

Minuistri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ishte në vizitë me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe ekipin nga Agjencia e Metrologjisë për të marr mostra të derivateve për verifikimin e cilësisë dhe sasisë.

Mostra të tilla do të vazhdojmë të marrin edhe në ditët e ardhshme, dhe po ashtu Inspektorati bashkë me Agjencinë e Metrologjisë do t’i shtojnë mostrat, duke i dyfishuar dhe kjo gjithmonë duke pasur për bazë mbrojtjen e konsumatorit, që është njëra ndër top prioritetet e ministrit Krasniqi.

Ministri Krasniqi tha me këtë rastr se, i siguroj të gjithë qytetarët e vendit që do të marrin atë që paguajnë, sikundër që zotohem që bizneseve do t’iu dalim në ndihmë në çdo kërkesë të tyre!

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …