leoni

Minxhozi: Nuk ka nevojë për ndërmjetësim nga Shqipëria

Gjatë një ligjërate të mbajtur
në një nga universitetet private në vend, ambasadori i Shqipërisë, Qemal
Minxhozi ka deklaruar se kriza aktuale në Kosovë nuk ka nevojë për ndërmjetësim
nga Tirana. Sipas tij, zgjidhja e situatës është në duart e krerëve politikë. “
Klasa politike duhet ta gjejnë
zgjidhjen nëpërmjet dialogut, nëpërmjet tolerances duke hequr dorë nga dhuna.
Liderët politikë nuk kanë nevojë për ndërmjetësim nga Shqipëria për gjetjen e
një zgjidhje, sepse është tepër e vështirë që ky proces të menaxhohet nga
jashtë”, ka thënë ambasadori Minxhozi. Ndërkaq duke folur për bashkëpunimin
midis dy shteteve shqiptare, ai ka vlerësuar se ka ritëm më të madh të bashkëpunimit,
si rezultat i mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …