Duke folur për forumin ekonomik, i paralajmëruar të mbahet gjatë tetorit, në Nish, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë se nikoqir është kryeministri serb, Vuçiq dhe se asnjëherë nuk është diskutuar për një takim trepalësh, ku do të merrnin pjesë edhe kryeministri apo kryetari i Kosovës. Minxhozi ka theksuar se takimi i Nishit duhet të kuptohet si përpjekje e rajonit për ta forcuar bashkëpunimin rajonal. Por vetë kryeministri serb kishte përmendur në takim me nën-presidentin amerikan Joe Biden se do të ftojë edhe përfaqësues nga Prishtina, por të nivelit më të ulët. Në Qeverinë e Kosovës nuk ka arritur ende ndonjë ftesë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …