Është miratuar propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish-të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politikë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar emrat e përbërjes së re të këtij Komisioni, të cilët më pas u votuan në mbledhje.“Për anëtarë të Komisionit për njohjen e statusit të ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politik me mandat dy-vjeçar, propozoj këtë përbërje: Fadil Bunjaku, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Petrit Shala, përfaqësues nga Ministria e Financave, Isak Shabani, përfaqësues nga MSH-ja, Hydajet Hyseni-Kaloshi përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Berat Luzha, përfaqësues nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës dhe Mazllum Baraliu përfaqësues nga Shoqata e Juristëve të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …