Miratohet Marrëveshja e Bashkëpunimit  mes Komunës dhe Caritas Kosovës për tri vitet e ardhshme

Kuvendi i Komunës, me shumicë votash ka miratuar Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës për tri vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje është miratuar në mbledhjen e parë të këtij viti të kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi.

Në këtë mbledhje është bërë edhe miratimi i propozim-vendimit për orarin e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës për vitin 2025, ku në mënyrë unanimi është votuar ky propozim.

Poashtu u bë edhe propozim-vendimi për ndarjen e subvencioneve në lëmin e bujqësisë për vitin 2025.

Drejtori i Urbanizmit Arbër Bytyqi, ka bërë propozim-vendimin për shpalljen e  interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale 63-5, 63-6 Z.K.Gërlicë, pronë private, me qëllim të këmbimit me ngastrën kadastrale 195-0 Z.K. Varosh, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Fshatit  Dremjak- lagja Muhaxhere si dhe propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Zaskokut.

Drejtori Bytyqi, ka bërë propozim – vendimin për anulimin e vendimit me nr. 01. Nr. 4978 datës 16.11.2007 dhe dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të “Banesës së Solidaritetit”, propozim – vendimin paraprak për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së ngastrave kadastrale 719-0 dhe ngastrave kadastrale 715-2, 715-3, 704-0, 708-0 dhe 714-0 Z.K. Cërnillë, si dhe propozim – vendimin për këmbimin e ngastrave kadastrale; 692-4, 694-2, 693-3 Z.K. Prelez i Jerlive, prona private, me pjesën e ngastrës kadastrale 1178-0 Z.K. Prelez i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt.

Ndërkaq drejtori i Urbanizimit Arber Bytyqi, ka bërë propozim-vendimin për plotësimin e listës rezerve me emërtimet e rrugëve dhe shesheve publike në Komunën e Ferizajt si dhe propozim -vendimin për këmbimin e ngastrave kadastrale 1140-2 Z.K. Ferizaj, prone private, me pjesën e ngastrës kadastrale3280-0 Z.K. Ferizaj, prone e Komunës se Ferizajt.

Në fund të kësaj mbledhje u bë edhe propozim-vendimin për miratimin e Rregullores së Transparencës, por edhe Planin e Veprimit për vitin 2025-2028 të cilin e bëri drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Agnesa Hajredini.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Pensionistët janë thesar i vërtetë për ne

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij të …