Miratohet me shumicë votash buxheti i Komunës së Malishevës për vitin 2024

Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt, ku në mesin e pikave të rendit të ditës, ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt buxhetit të Komunës së Malishevës, 2024-2026, me theks të veçantë për vitin 2024. Me shumicë të votave, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës e kanë miratuar këtë projekt buxhet, të propozuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, që është 19,740,806.00 Euro. Fillimisht, kryetari Kastrati, e ka prezantuar projekt buxhetin, të cilin e ka vlerësuar, si “projekt buxhet që garanton zhvillim për Komunën e Malishevës”, ndërsa ka sqaruar se ky buxhet, për dy vite sa është në qeverisje, është rritur për rreth 4 milion. “Ky projekt buxhet, është jo populist, por që e ndihmon zhvillimin ekonomik dhe vazhdimin e jetësimit të projektit për Malishevën Urbane, për çfarë edhe na kanë dhënë besimin qytetarët tanë, e të cilin po e jetësojmë bashkë me partnerin e koalicionit qeverisës”, ka thënë mes tjerash kryetari Kastrati, gjatë prezantimit të projekt buxhetit para anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

May be an image of 9 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …