leoni

Miratohet në Kuvendin e Kosovës Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99

Miratohet në Kuvendin e Kosovës Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99

Sot është miratuar Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi. “Urime të gjithë mësimdhënësve të viteve 1990/99! Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99, sapo u miratua në Kuvendin e Kosovës. Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën. Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …