Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, me gjithë debatin e gjatë nga deputetët, është miratuar me 71 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, e ka quajtur këtë projektligj të një rëndësie të veçantë. “Qëllimi i nxjerrjes së këtij është njohja dhe përcaktimi i të drejtave të punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës që punuan nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. Përcaktimi i statusit dhe njohja e stazhit në përkrahje financiare përmes pensioneve dhe beneficionet e veçanta për kategoritë që ndërtuan sistemin arsimor shqip të Kosovës prej vitit shkollor 91 deri 99. Fushëveprimi i ligjit është i përcaktuar si status i beneficiuar me përkrahje financiare. Mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional, personali menaxhues dhe teknik të shkollave dhe universitetit të Prishtinës. Gjithashtu në këtë beneficion përshihen edhe gjithë këshillat komunale të arsimit dhe këshillat qendrore”, tha Bytyçi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …