Mire Jakupi, motra e dëshmorit të kombit Halil Bajram Jakupi, reagon për përdhosjen e pllakës

Mire Jakupi, motra e dëshmorit të kombit Halil Bajram Jakupi – Geci, ka shprehur  merzitjen dhe mllefin e saj për veprimet e papranueshme që vijojnë të ndodhin me pllakën e emrit të vëllait dëshmor, në Prishtinë, e vendosur afër Gjykatave. Është e dhimbshme të shohim se sa pak respekt tregohet për kujtimin e dëshmorit që dha jetën për liri dhe pavarësi.

Edhe pse disa herë vet e kemi rregulluar, pllaka vazhdon të rrëzohet, baltoset, dhe mbushet me mbeturina. Si familjare e një dëshmori, kërkojë me këmbëngulje një përkujdesje të merituar për këto pllaka, qofshin ato të rregulluara dhe vendosur me nderim, ose në të kundërtën, të mos vendosen fare. Kujtimi i atyre që kanë dhënë gjithçka për lirinë e kombit tonë duhet të trajtohet me respekt dhe përkujdesje nga të gjithë ne. Le të mos e lëmë që emri dhe vepra e tyre të bëhen objekt për shfaqje të pakujdesisë sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Reagimi i Komandantit Sadik Halitjaha lidhur me situatën e krijuar në Mal të Zi: "Shovenët serb po shesin plazhin e Ulqinit!"

Reagimi i Komandantit Sadik Halitjaha lidhur me situatën e krijuar në Mal të Zi: “Shovenët serb po shesin plazhin e Ulqinit!”

Komandanti i njohur, Sadik Halitjaha, ka publikuar një reagim të fuqishëm ndaj situatës së krijuar …