leoni

Mirënjohje për drejtorin Marjan Ukaj

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim personelin arsimor të shkollës së mesme fillore të ulët “Dom Mikel Tarabulluzi” nga Stubëlla e Epërme e Vitisë, në krye me drejtorin e deritanishëm Marjan Ukaj i cili është pensionuar. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka falënderuar atë për punën e bërë si drejtor i shkollës por edhe për kontributin e tij të dhënë për vendin që nga vitet e 80-ta duke ja ndarë atij një mirënjohje. Kryetari Haliti e ka çmuar lartë kontributin e tij të dhënë ndër vite dhe i uroj z. Ukaj pensionim të mbarë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …