Ministria e Shëndetësisë ndau mirënjohje për Ekipin e ” Vizitave në Shtëpi për Nëna dhe Fëmijë nga 0-3 vjeç” nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, me motivacion për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në realizimin e Programit të këtyre vizitave, me numër të lartë të vizitave për infermier gjatë vitit 2024.
Falenderim për punën tuaj e cila është burim frymzimi dhe mbështetje për shumë familje, që me përkushtimin tuaj sjellni dashuri dhe kujdes aty ku është e nevojshme.
Falë përkushtimit tuaj shumë nëna ndjehen më të sigurta dhe më të mbështetura thuhet në falenderimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë vitit të kaluar nga ekipi i Vizitave për nëna dhe fëmijë janē realizuar 3984 vizita.