Mirko Kovaç: Serbia ka ligje që ua mundësojnë gjykatave serbe të ndjekin krimet e luftës në ish-Jugosllavi (!)

Mirko Kovaç: Serbia ka ligje që ua mundësojnë gjykatave serbe të ndjekin krimet e luftës në ish-Jugosllavi (!)

Duke u përgjigjur në pyetjes se a po e bllokon Kroacia, Serbinë, në rrugën nga BE-ja, siç raporton gazeta kroate “Jutarnje Vjesti”, ministri i Jashtëm dhe i Çështjeve Europiane, Mirko Kovaç, rikujtoi se Serbia formalisht ka nisur negociatat për hyrje që në janar të 2014, ndërsa dy kapituj negociues i ka hapur në dhjetor të vitit 2015.  Kroacia nuk po e bllokon Serbinë në rrugën e integrimeve europiane, por po i ndihmon të transformohet dhe të bëhet e pjekur për anëtarësim në BE, dhe kjo është me dobi afatgjatë për marrëdhëniet e partneritetit të Kroacisë e Serbisë,

“A e dini pse? Ishte fjala për Kosovën. Në fakt Gjermania dhe Britania e Madhe insistuan që Serbia të hapë dialogun dhe të vendos marrëdhënie me Kosovën. A keni dëgjuar ndonjëherë nëse dikush në Serbi ose në Bashkimin Europian të ketë folur për bllokimin e Serbisë? Jo”, tha Kovaç në një tribunë të mbajtur në Varshavë me temë “Kroacia – anëtarja më e re e Bashkimit Europian: partneri i ri në udhëkryqin e Europës Qendrore e Juglindore”, të organizuar nga Akademia Diplomatike Europiane.

Sipas Kovaçit presidenca holandeze të BE-së ka ambicie që Kapitulli 23 i negociatave me Serbinë të hapet në qershor. “Kjo ende është e mundur, por dëshirojmë që disa gjera të përfshihen në kriteret negociuese”, tha ai. Do t’ju jap një shembull. Gjatë viteve të nëntëdhjeta kemi pasur luftëra në ish-Jugosllavinë, kishim luftën në Slloveni, luftën në Kroaci, luftën në Bosnjë e Hercegovinë dhe Luftën në Kosovë. Për fat, të gjitha këto lufta i kemi lënë pas. Ato luftëra që nuk janë zhvilluar në Serbi”, tha ministri kroat, duke shtuar se “Serbia ka ligje që ua mundësojnë gjykatave serbe të ndjekin krimet e luftës në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë”. “Kjo do të thotë se gjykatat serbe në njëfarë mënyre janë edhe mentorë, edhe policë, edhe gjykatës për tërë ish-Jugosllavinë. Merreni me mend sikur pas Luftës së Dytë Botërore gjykatat në Gjermani të ishin kompetente për krimet e luftës në gjithë Europën. A do të kishte kjo kuptim?”, pyeti Kovaç.

“Ajo që themi ne është se Serbia për shkak të sigurisë rajonale, për shkak të sundimit të ligjit, për shkak të marrëdhënieve të mira fqinjësore, që është një nga parimet bazë të procesit negociues, duhet ta ndryshojë atë ligj. Dëshirojmë partneritet afatgjatë me Serbinë, ndërsa ai nuk është kompatibil me atë ligj”, theksoi Kovaç. “Në fakt, Kroacia po i ndihmon Serbisë që të transformohet dhe të bëhet e pjekur për anëtarësim në BE. Mund t’ju premtoj se së shpejti do të jemi afër zgjidhjes”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …