Mirko Majer: Albin Kurtit iu ka plotësuar dëshira për drejtësi pasi rasti Berishaj është refuzuar nga gjykata në shkallën e dytë

Mirko Majer: Albin Kurtit iu ka plotësuar dëshira për drejtësi pasi rasti Berishaj është refuzuar nga gjykata në shkallën e dytë

Kryeredaktori i Planet TV, Mirko Majer, ka njoftuar se Gjykata në Slloveni ka vendosur në shkallën e dytë se lajmet e këtij mediumi për përfshirjen e Martin Berishajt në një skandal financiar dhe pagesat e majme për të nga GEN-I në Beograd, nuk janë shpifje. Majer në njoftimin e tij i është drejtuar edhe Albin Kurtit, i cili kishte thënë ditë më parë se shpreson që të vendoset drejtësia në këtë rast. Kam dëgjuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një deklaratë dhe ka shprehur dëshirën që drejtësia do të thotë fjalën e saj në rastin e Berishajt, kundër Planet TV. Sot po e njoftoj se kjo dëshirë iu ka  plotësuar dhe drejtësia tashmë ka vendosur. Rasti i hapur nga Berishaj është refuzuar nga gjykatë në shkallën e dytë”, ka shkruar Majer. Mediat sllovene e kishin zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në atë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, shihet se  është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili ka qenë edhe anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, ku mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për te politikani slloven. Tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, në Slloveni ka shpërthyer një skandal i madh financiar, ku është i përfshirë kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob, e që sipas të gjitha gjasave edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …