I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Në një postim të tij Lajçak njoftoi se ka diskutua rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe rreth çështjeve të dinamikave rajonale. Ai gjithashtu theksoi se pret të vazhdojë këtë diskutim javën e ardhshme në Bruksel.
