Miroslav Lajçak

Lajçak: Dialogu duhet të rezultojë me arritjen e një marrëveshje e cila do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se të gjitha palët janë të gatshme për vazhdimin e dialogut dhe se vetëm po pritet që gjendja epidemiologjike ta mundësojë takimin fizik dhe vazhdimin e bisedimeve. “Këtë radhë duhet që dialogun ta çojmë deri në fund me arritjen e një marrëveshjeje, e cila do t’i zgjidhte një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet e hapura dhe do ta normalizonte atmosferën, jo vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe në tërë rajonin”, ka thënë ai. Në një intervistë për televizionin e Malit të Zi, Lajçak e ka theksuar se është në kontakt të përditshëm me partnerët nga Serbia dhe Kosovë, duke paralajmëruar se pret inicim të shpejtë të dialogut për normalizimin e raporteve. “Duhet marrë parasysh edhe kalendarin politik në Serbi dhe gjendjen politike në Kosovë rreth qeverisë, por faktor kryesor është gjendja epidemiologjike, e cila duhet të na e mundësojë takimin”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …