Miroslav Lajçak, është takuar me z. Jens Plötner, kryekëshilltar diplomatik i kancelarit gjerman, Olaf Scholz

Miroslav Lajçak, është takuar me z. Jens Plötner, kryekëshilltar diplomatik i kancelarit gjerman, Olaf Scholz

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me z.  Jens Plötner, kryekëshilltar diplomatik i kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Lajçak tha se gjatë takimit në Berlin me Plotner është diskutuar për vizitën e fundit të tyre në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën. Po ashtu është folur për hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi, si proces për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve. Pata një takim shumë të mirë me Jens Plötner, kryekëshilltar diplomatik i kancelarit Scholz, në Berlin. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Ballkanin Perëndimor, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit. Faleminderit Gjermanisë për mbështetjen e fortë në punën time”, tha Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …