Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Kosovës- Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar për rastin e djeshëm në veri, ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos si pasojë e një sulmi terrorist ndodhi ndaj tyre. Lajçaku nuk e cilësoi aktin e djeshëm si sulm terrorist, ndërsa foli për domosdoshmërinë e dialogut parandalues të dhunës. Me t’u kthyer nga New Yorku këtë mëngjes, më takoi lajmi tronditës për një sulm ndaj policëve të Kosovës në veri të Kosovës. Një akt i tillë frikacak i dhunës është thellësisht shqetësues dhe është në kundërshtim me vetë parimet e paqes dhe bashkëpunimit. Zemra ime është me viktimat, familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Ky sulm i tmerrshëm thekson më tej domosdoshmërinë e diplomacisë dhe dialogut parandalues, nënvizuar gjatë javës së kaluar, kur mora pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York”, ka shkruar Lajçaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …