Lajçak

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë – Serbi, javën e ardhshme pritet ta vizitojë Prishtinën

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, javën e ardhshme pritet ta vizitojë Prishtinën. Pas dinamizmit të Planit evropian dhe kërkesës për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, veçanërisht pas takimit të këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, .  Lajçaku do ta vizitojë Kosovën. Kryeministri Kurti në konferencë për media me kancelarin austriak Karl Nehammer, është zmbrapsur për çështjen e Asociacionit. Ka thënë se krijimi i tij mund të adresohet në kuadër të Planit evropian. Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se Lajçaku do të jetë në Beograd me 20 janar 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …