Diplomati sllovak Miroslav Lajçak ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën e tij si emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi te pasardhësi i tij, Peter Sorensen. Lajçak e cilësoi këtë detyrë si sfiduese, por gjithashtu shpërblyese, duke përmendur arritjen e Marrëveshjes së Ohrit si një sukses të rëndësishëm. “Dhe përfundon. Pas 4 viteve dhe 10 muajve si emisar i dialogut, po ia dorëzoj zyrtarisht detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë sfiduese, megjithatë, një mision shpërblyes dhe Kosova e Serbia mund të jenë krenare që arritën Marrëveshjen e Ohrit,” shkroi ai. Peter Sorensen do të marrë tani përgjegjësinë për ndërmjetësimin e mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi, me pritshmëri të mëdha për progres në muajt në vijim.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj mirëpret emërimin e Sorensenit emisar të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Kandidati për kryeministër i koalicionit për Kosovën Fituese dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e …