Mirosllav Lajçak

Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk pret që kryeministri Albin Kurti, ta çojë Kosovën drejt një izolimi

Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk pret që kryeministri Albin Kurti ta çojë Kosovën drejt një izolimi. I pyetur  nga media italiane “La Stampa” se a është  dikush që mund ta frenojë Kurtin, ai tha se  Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë saktësisht në linjë me ne. Kurti e  e di. E di se cilat janë pritjet. E di që për Kosovën është ekstremisht e rëndësishme të ketë një mbështetje të fortë ndërkombëtare, sepse pikërisht një gjë të tillë Kosova e ka gëzuar nga fillimi. Nuk kam dyshim që (Kurti, shën. red.) do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që të mos e fusë vendin e tij në rrezik të një izolimi. Kështu ai po nxjerr përfundimet e duhura”, ka deklaruar Lajçaku. Media italiane e ka pyetur Lajçakun edhe mbi strategjinë e tij për dialogun në muajt në vijim, ndërsa ai është përgjigjur: “Para se gjithash, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet. Bashkimi Evropian e lehtëson procesin. Është shumë e rëndësishme që të niset para zgjedhjeve evropiane, sepse më pas Bashkimi Evropian do të hyjë në një periudhë të tranzicionit. Pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkojnë në zgjedhje. Nuk do të jetë ky momenti për të marrë vendime.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …